E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni i Reformës zgjedhore, sot mbledhja e dytë

TIRANË- Komisioni parlamentar i reformës zgjedhore mblidhet sot në një seancë me përfaqësues të shoqërisë civile, të cilët kanë ekspertizë dhe eksperiencë në proceset zgjedhore. Kjo është mbledhja e dytë e komisionit, që pritet të zhvillohet pa praninë e mediave, pas asaj të datës 30 nëntor ku u përcaktuan ekspertët teknikë të të dyja palëve.

Nisja e punës për reformën zgjedhore u përshëndet dhe nga përfaqësues të organizmave ndërkombëtare në Tiranë, si ambasadori i OSBE-së, Eugen Ëollfarth, ambasadori i BE-së, Ettore Sequi etj.

Sipas vendimit të Kuvendit, komisioni i posaçëm për reformën zgjedhore ka objekt të punës së tij hartimin e amendamenteve për kodin zgjedhor, në kuadër të rekomandimeve të raporteve të OSBE/ODIHR.
Komisioni, që do ta ushtrojë veprimtarinë e tij për një afat 3-mujor, përbëhet nga 10 anëtarë, përfaqësues të partive parlamentare, 5 nga maxhoranca dhe 5 nga opozita, ndërsa drejtohet nga dy bashkëkryetarë, Ilir Rusmali (PD) dhe Damian Gjiknuri (PS).

Gjatë punës së tij komisioni do të zhvillojë konsultime dhe seanca diskutimi me partitë politike jo parlamentare të interesuara për reformën zgjedhore, të cilat në zgjedhjet e fundit kanë marrë më shumë se 1% të votave në shkallë vendi. Për çështje të veçanta, për të cilat palët nuk do të gjejnë konsensus, do të kërkohet ekspertiza e OSBE/ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias.
(ma.ar/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›