E Diel, 1 Nëntor 2026

Pas 6 muajsh ndërprerje, rinis më në fund puna në minierën e Bulqizës

Bulqizë- Puna në minierën e kromit në Bulqizë do të rifillojë ditën e sotme, pas mëse 6 muajsh ndërprerje.

Gjatë mbledhjes së ditës së djeshme të METE-s me përfaqësue të ACR-së, RIMSH-it, AKBN-së dhe sindikatës së minatorëve, ministri Nasip Naço njoftoi edhe vendimin për rifillimin e punës.

Po ashtu mesohet se është diskutuar edhe pagesa e minatorëve në masën 100%, dhe dhënia e pagës së 13-të brenda datës 25 dhjetor. Ndërkohë sot do të nisë puna në nivelin e 12. 13. 14 dhe 15 të pusit numër 2.

Shpërthimi që ndodhi me 18 tetor i mori jetën një minatori dhe 8 të tjerë u plagosen. Mesohet se në këtë nivel 15 dhe 16 puna nuk do nisë ende për shkak se vazhdon të jetë ende i lartë niveli i hridrogjenit.

Ndërkaq puna në minierën e kromit u ndërpre më 4 korrik të këtij viti si pasoje e nisjes se një greve të përgjithshme të minatoreve. Të cilet kërkonin rritje page me 20 për qind, plotësimin e kushteve të punes dhe sigurise në pune, si dhe hapjen e thellesise së pusit nr.2 nën nivelin e 16-të deri tek i 21-i për ti siguruar kështu perspektivën minierës dhe vazhdimësinë e punës.

Këta kërkesa çuan edhe në një grevë të minatorëve, e cila përfundoi me nenshkrimit e marrveshjes mes sindikatës së minatorëve dhe kompanisë konçensionare ACR. Kështuqë puna rinisi, por fatkeqësisht për vetëm 10 ditë. Pasi ndodhi shpërthimi në nivelin e 16-të për shkak të sasisë së lartë të hidrogjenit.

Mungesa e punës për gjysëm viti bëri që gjendja ekonomike e minatorëve të përkeqesohej shumë të cilet vetem për keta dy muajt e fundit janë paguar me 50 %. Madje më herë ato kishin deklaruar se po mbijetonin me para të marra borxh.

Shkrime të tjera me interes:

  1. Miniera e Bulqizës- Nuk rifillon puna
  2. Bulqizë, miniera prej 6 muajsh pa punë, 700 minatorë pa paga
  3. Bllokohet galeria 39, minatorët e Bulqizes kërcënojnë me grevë në mungesë të pagës së 13-të

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›