E Enjte, 5 Nëntor 2026

Vokshi: Të angazhohen më shumë gra e vajza në strukturat drejtuese në çdo nivel

Kryetarja e LDGSH Albana Vokshi zhvilloi këtë të martë një takim me drejtueset e degëve të LDGSH-së të qarqeve Tiranë, Durrës dhe Elbasan. Në takimin e zhvilluar ne selinë e PD, Vokshi tha se gratë kanë rol të madh në strukturat e PD ndaj sipas saj ndaj është e nevojshme të angazhohen e të zgjidhen më shumë gra e vajza në strukturat drejtuese në çdo nivel.

“Gratë kanë rol të madh në strukturat e PD ndaj është e nevojshme të angazhohen e të zgjidhen më shumë gra e vajza në strukturat drejtuese në çdo nivel. Është detyrë e secilës prej nesh të anëtarësojmë e të mbështesim sa më shumë gra të tjera, për një PD më të fortë, më zë bashkuar e më zë hapur”, tha kryetarja e LDGSH-së, Albana Vokshi.

Vokshi falënderoi gratë e LDGSH të cilat sipas saj pavarësisht sulmeve të paprecedenta ndaj LDGSH me qëllim kontrollin e plotë të strukturave të saj, ato ja dolën të ishin të bashkuara.

“Pavarësisht sulmeve të paprecedenta edhe ndaj LDGSH, me qëllim kontrollin e plotë të strukturave të saj, gratë ja dolën me dinjitet të ishin të bashkuara. Falënderim për mbështetjen e çdo zonje që i rezistoi presioneve të shumta e të gjithanshme e iu bashkua lëvizjes së Foltores së Berishës dhe Komisionit të rithemelimit. Mirënjohje për punën me përkushtim të të gjitha grave e vajzave për mbështetjen e fushatës së kandidatëve të “Shtëpisë së Lirisë” në zgjedhjet e 6 marsit”, tha Vokshi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›