Komisioni i Çështjeve Ligjore, Administratën Publike dhe të Drejtat e Njeriut miraton dy marrëveshje të rëndësishme dhe vijon shqyrtimin nen për nen të projektligjit Për Faljen
Komisioni i Ligjeve shqyrtoi dhe miratoi sot projektligjin Për ratifikimin e Konventës, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Qeverisë së Shtetit të Kuvajtit, për shmangien e tatimit të dyfishtë dhe parandalimin e evazionit fiskal për tatimet mbi të ardhurat dhe kapitalin.
Kjo konventë krijon një bazë të plotë ligjore për trajtimin tatimor të individëve a personave juridikë, shqiptare apo kuvajtianë, që kanë veprimtari biznesi ose të ardhura të tjera që bien nën juridiksionin e legjislacioneve tatimore të të dy shteteve.
Gjithashtu, konventa trajton pikërisht faktin se si do të shmanget tatimi i dyfishtë, duke dhënë të drejtën për tatimin e të ardhurave të caktuara vetëm njerit shtet apo duke e ndarë këtë të drejtë ndërmjet të dyja shteteve por pa e rënduar subjektin me tatim të dyfishtë.
Në vijim anëtarët e komisionit shqyrtuan dhe miratuan gjithashtu edhe projektligjin Për aderimin e Republikës së Shqipërisë në Konventën Ndërkombëtare Për përgjegjësinë civile dhe dëmshpërblimin për dëmet, në lidhje me transportin e lëndëve të rrezikshme dhe helmuese përmes detit, 1996.
Projektligji miratohet në kuadrin e strategjisë së shtetit shqiptar për integrimin në familjen ndërkombëtare dhe Bashkimin Europian si dhe të nismave ligjore në fushën e detarisë. Konventa në fjalë përcakton dëmet, përfshirë humbjen e jetës ose plagosje personale, humbje ose dëmtim të pasurisë jashtë anijes, ndotjen e mjetes si dhe përcakton kostot e masave parandaluese dhe humbje të mëtejshme ose dëmet e shkaktuara prej tyre.
Aktualisht, vendi ynë është palë në një numër të konsiderueshëm konventash ndërkombëtare, në fushën e transportit detar, në bazë të një strategjie të përcaktuar nga Organizata Ndërkombëtare Detare (IMO).
Pas miratimit të dy marrëveshjeve, anëtarët e komisionit vijuan diskutimet nen për nen të projektligjit Për Faljen.
var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.