E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për Ekonominë miraton në parim projektligjin Për inspektimin financiar publik

Komisioni për Ekonominë dhe Financat miratoi sot në parim projektligjin Për inspektimin financiar publik.

Pas konsultimit të materialeve shtesë të paraqitura nga Ministria e Financave, deputetët e vlerësuan projektligjin pasi ai plotëson vakumin ligjor që ekzistonte në lidhje me rastet e keqmenaxhimit të fondeve, të mashtrimit dhe të korrupsionit. Deri më sot në nivel të kontrollit të brendshëm, ky shërbim është kryer nga auditi, por drafti i paraqitur parashikon ndjekjen e rasteve të veçuara. Projektligji pritet të sjellë jo vetëm një kontribut në luftën kundër korrupsionit, por do të ketë edhe efekt parandalues për rastet e keqmenaxhimit të fondeve publike.
Përfaqësuesit e opozitës në Komision u shprehën dakord në parim me projektligjin dhe mbështetën krijimin e një sistemi të kontrollit financiar, por gjithashtu kërkuan që ligji të mbetet në konturet e inspektimit financiar.

Pas miratimit në parim, në mbledhjet e ardhshme, Komisioni do të vijojë me shqyrtimin nen për nen të projektligjit në fjalë.


var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›