E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni i ligjeve, debate rreth shpifjes dhe dhunës në familje

Mazhoranca propozon që dhuna në familje të hyjë në kodin penal duke rritur masën e dënimit për keqtrajtimin e bashkëshortit ose bashkëshortes. Deputeti Viktor Gumi prezantoi amendimet në komisionin e ligjeve që parashikojnë dënimin me 5 vjet burg për dhunën në familje, nga 6 muaj që ka qenë deri më tani.

Në komisionin e ligjeve opozita është shprehur sërish kundër kalimit të shpifjes nga vepër penale në civile. Relatorja Ermonela Felaj, në emër të socialistëve ka kërkuar gjithashtu që shpifja ndaj Presidentit të mos përbëjë më një vepër penale dhe të mos dënohet.

Gjatë raportimit në komision, drejtori i përgjithshëm i kodifikimit në Ministrinë e Drejtësisë, Ardit Hysa ka pranuar se nuk ka pasur asnjë kërkesë nga ana e qeverisë për rreptësim të kodit penal për publikim të të dhënave përsonale të personave të njohur, pavarësisht një propozimi të tillë nga kryeministri Berisha në mbledhjen e kabinetit të disa ditëve më parë.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›