Librazhd, pranga për plagosje 44-vjeçarit
Një person është plagosur me armë zjarri në Librazhd, ndërsa policia ka vënë menjëherë në pranga autorin e ngjarjes.
Sipas policisë, Bashkim Allidri, 44 vjeç, banues në lagjen 11 Nëntori, Elbasan është vënë në pranga pasi gjatë një konflikti për motive të dobëta ka plagosur A. Cakën, në një lokal në fshatin Rrajcë.
44-vjeçari Allidri është prangosur për Plagosje të rëndë me dashje, Prodhim dhe mbajtja pa leje e armëve luftarake dhe të municionit. / B. Nergjoni