Komisioni parlamentar për Edukimin dhe mjetet e informimit publik diskuton Raportin e Këshillit Kombëtar të Radio Televizioneve për vitin 2009.
Objekti i mbledhjes së sotme në Komisionin parlamentar për Edukimin dhe mjetet e informimit publik ishte diskutimi I Raportit të Këshillit Kombëtar të Radio Televizioneve për vitin 2009.
Raporti u prezantua nga kryetarja e këtij institucioni, Endira Bushati, e cila duke bërë një përmbledhje të veprimtarisë së KKRT, tha se gjatë vitit 2009, ky institucion ka përballuar një volum të konsiderueshëm pune, veçanërisht në licencimin e subjekteve të rinj televizivë dhe auditivë, masa në luftën kundër piraterisë, shqyrtimin e çështjeve të mbulimit me sinjal të stacioneve radio-televizive dhe tema të tjera.
Gjatë prezantimit të raportit , kryetarja e KKRT, u ndal dhe në përgatitjen e strategjisë për kalimin e platformave televizive nga numerike në atë dixhitale dhe në këtë pikë u theksua domosdoshmëria e hartimit sa më parë të ligjit përkatës, si pjesë e plotësimit të kritereve të vendosur për integrimin e Shqipërisë në BE
Mbledhja ka vijuar më pas me pyetje, diskutime dhe sugjerimet e anëtarëve të Komisionit për problematikën e punës së KKRT në fushën e medias, përmirësimi i standarteve profesionale e teknike të radiove dhe televizioneve , si një prioritet i aktivitetit të KKRT.
Nga ana e tij nënkryetari I Komisonit të medias Mark Marku, vlerësoi punën e KKRT, e cila sipas tij ka vendosur në shinat ligjore të veprimtarisë së medias në Shqipëri, duke ndikuar kështu drejtpërsëdrejti në një zhvillim cilësor të saj.
Zoti Marku dhe deputetë të tjerë ngritën dhe problemet që kanë mediat sot veçanërisht me të drejtën e autorit, mbulimin e territorit gjeorgrafik të Shqipërisë me sinjal transmetimi, etika në media, dixhitalizimi i saj, etj. Komisioni do të përgatisë dhe një Projekt-rezolutë për raportin e KKRT për vitin 2009, e cila i kalohet seancës plenare për miratim.