Komisioni parlamentar vijon hetimin per Spahiun
Menjëherë pasi ish-nënkryetari i KLD-së vendosi të lërë mandatin e tij, në komisionin hetimor paralmentar që heton veprimtarinë e këtij institucioni të drejtësisë kur ishte nën drejtimin e Kreshnik Spahiut, mbërriti pjesa më e madhe e dokumentacionit të kërkuar si pjesë e objektit të hetimit. Kryetari i komisionit Enkelejd Alibeaj nuk e fshehu habinë e tij kur në tryezën e punës gjeti morinë e dokumentacionit me procesverbalet e mbledhjeve të KLD-së në 3 vitet e fundit. Por në këtë moment, komisionit hetimor i cili në mbledhjen e mëparshme vendosi mbylljen e hetimit, i lindi nevoja për të rihapur hetimet në kushtet kur aty kanë mbërritur prova të reja. Përveç procesverbaleve të mbledhjeve të KLD-së, komisioni vendosi që ti drejtohet kreut të KLD-së, presidentit Topi që të mundësojë vendosjen në dispozicion të hetimit edhe të materialit aktivitetit financiar të KLD-së në 3 vitet e fundit.
Sa i përket padisë së bërë nga komisioni për ish-nënkryetarin e KLD-së, Spahiu për refuzim të bashkëpunimit të me komisioni, anëtari I komisionit Bogdani sqaroi se ai do të vazhdojë të mbetet në fuqi.
Në këto kushte komisioni propozoi edhe shtyrjen me 10 ditë të punës së vet me dhë që do të konkludojë me hartimin e raportit përfundimtar mbi aktivitetin e ish-nënkryetarit të KLD-së, Spahiu i cili më pas do të votohet në kuvend.