2011 INSTAT konstaton rritjen ekonomike

Konstatohet rritja ekonomike për vititn 2011. Sipas të dhënave nga Instituti i Statistikasve, Prodhimi Kombëtar në tremujorin e tretë të vitit 2011 u rrit me 2.6 krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Ndërsa krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2011 u rrit me 1.8 përqind. Rritje kanë pësuar thuajse të gjithë sektorët, ku kulmoi aktiviteti i transportit, i cili për tremujorin e tretë të vitit 2011 u rrit me 19.7 përqind krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë dhe me 7.9 përqind ndaj tremujorit paraardhës. Po ashtu, edhe sektori i ndërtimi pësoi një rritje të lehtë në tremujorin e tretë të vitit 2011 me 0.3 përqind krahasuar me një vit më parë dhe me 1.2 përqind krahasuar me tremujorin paraardhës.