E Shtunë, 31 Tetor 2026

PDK mosbesuese ndaj PS-se

Partia Demokristiane shprehet mosbesuese ndaj qëndrimit që Partia Socialiste mban në komisionin e reformës zgjedhore. Kryetari, Nard Ndoka, në një intervistë për “ABC News”, thotë se vihet re një tendencë nga ana e socialistëve për pazare me Partinë Demokratike, në kurriz të intersave të partive aleate. Demokristiani Ndoka thotë se pavarësisht deklaratave publike nga lidershipi socialist për mbështetje kërkesave të partive aleate, nuk ka garanci konkrete. Kjo situatë mosbesimi, pritet të sjellë edhe një shkërmoqje të aleancës mes PS-së dhe PDK-së. Koalicioni opozitar gjendet në një fazë të vështirë bashkëpuimi. Partisë Socialiste, që drejton këtë aleancë po i largohen një nga një aleatët. Kryetari i Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut, Vangjel Dule referuar reformës zgjedhore ka deklaruar se nuk do të bëhet pjesë e teatrit absurd të Ramës. Ndërkohë Partia Siocialdemokrate, Demokracia Sociale dhe Partia Socialisve e Vërtetë ’91, janë drejt krijimi të një aleancë te re politike.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›