Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik shqyrton korrespondencën
Në mbledhjen e datës 23 dhjetor 2009, Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik u njoh me korrespondencën drejtuar Komisionit. Konkretisht me:
1. Memon lidhur me mandatet e anëtarëve të Këshillit Drejtues të RTSH-së, të përgatitur nga Shërbimi i Monitorimit të Institucioneve të Pavarura në Kuvend, çështje për të cilën u vendos të informohet nga Kryetari i KD të RTSH-së.
2. Propozimin për amendim të ligjit nr.8096, datë 21.3.1996 Për kinematografinë, i ndryshuar, nga Forumi i Mbrojtjes së Autorëve të Audiovizualit FMAA, për të cilin u vendos të organizohet një seancë dëgjimore me pjesëmarrjen e përfaqësuesve të MKTRS-së, të Zyrës për të Drejtën e Autorit, me Arkivin e Filmit, QKK-në dhe FMAA-në.
3.Përgjigjen nga Drejtoria Arsimore Rajonale e Elbasanit në lidhje me peticionin e një grupi mësuesish të Peqinit, çështje për të cilën Komisioni do të kërkojë informacion në lidhje me zbatimin e ligjshmërisë nga Ministria e Arsimit dhe Shkencës.
4. Letrën e protestës kundër mbylljes së gazetës Mësuesi nga Shoqata e Arsimtarëve të Shqipërisë, për të cilën Komisioni u informua se nuk ekziston një vendim i tillë.