Kryetarja e Kuvendit mes fëmijëve në Shkozet për festat e fundvitit.
Mes këngëve e recitimeve, fëmijët e moshave të vogla të qendrës në mbështetje të fëmijëve në Shkozet, kanë pritur Kryetaren e Kuvendit, e cila festoi me ta në këtë prag Krishtlindjesh.
Vogëlushët e rrethuan Kryetaren e Kuvendit mes vjershave dhe zërave të tyre fëminor, mes haresë dhe gëzimit të afrimit të festave.
Kryetarja e Kuvendit foli me ta për dëshirat e tyre, së çfarë dhuratash presin për Krishtlindje dhe Vit të Ri dhe se çfarë ëndrrash kanë ata kur të rriten.
Ajo dëgjoi të gjitha dëshirat e tyre dhe uroi që ata të rriten të mirë e të lumtur e të kenë një jetë plot shëndet, gëzime e çdo gjë që u do zemra e tyre e vogël.
Kryetarja e Kuvendit shpërndau dhurata për të gjithë vogëlushët e kësaj qendre.