Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik shqyrton sugjerimet e KE-së dhe KiE-së për projektligjin Për transmetimet me zë dhe figurë në Republikën e Shqipërisë.
Komisioni për Edukimin dhe Mjetet e Informimit Publik, u mblodh në datë 3.02.2010 dhe shqyrtoi sugjerimet e Komisionit Europian dhe të Këshillit të Europës për projektligjin Për transmetimet me zë dhe figurë në Republikën e Shqipërisë.
Për këtë projektligj është ngritur një grup pune i përbërë nga Zëvendëskryetari i këtij Komisioni, Mark Marku, si dhe nga deputetët Mesila Doda dhe Edi Paloka. Ky grup është përgjegjës për përgatitjen e pjesës më të madhe të këtij projektligji.
Në fjalën e tyre deputetët Adriana Gjonaj, Ismail Hoxha, Gjergji Papa, Rajmonda Bulku dhe Kreshnik Çipi vlerësuan sugjerimet e Komisionit Europian dhe të Këshillit të Europës për projektligjin Për transmetimet me zë dhe figurë në Republikën e Shqipërisë. Gjithashtu, ata vlerësuan punën që po bëhet nga grupi i punës për këtë projektligj.
Deputetët u shprehën dakord që sapo të vijë drafti përfundimtar, pas realizimit të procedurës së parashikuar, të fillohet menjëherë nga puna për diskutimin e tij në Komision dhe më pas diskutimin e miratimin në seancë plenare. Zëvendëskryetari i Komisionit, Mark Marku u shpreh se grupi i punës do punojë me ritmet e duhura për realizimin me sukses të projektligjit. Deputetët u ndalën edhe rreth Kodit të Etikës për median, rasteve të ndryshme që lidhen me ankesat e qytetarëve, siç është rasti i gazetës Bulevard etj. Gjatë diskutimeve, u theksua se kodet etike janë pjesë vetërregulluese e mediave, janë pakte morale.