Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin dwgjon raportimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, Fatmir Mediu
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e datës 11.2.2010, në orën 11:00, dëgjoi raportimin e Ministrit të Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujrave, Fatmir Mediu për problemet e menaxhimit të shtretërve të lumenjve, studimin dhe projektimin e investimeve për argjinimin e brigjeve të tyre, me qëllim disiplinimin e prurjeve të tyre dhe shmangien e përmbytjeve.
Ishin të pranishëm në mbledhje Ministri Mediu, drejtori i Politikave në Ministrinë e Mjedisit, Pyjeve dhe Administrimit të Ujërave, Pëllumb Abeshi, shefja e kabinetit të kësaj ministrie Enkeleda Malaj, Skënder Hasa dhe Alfred Deshati.
Fillimisht u dëgjua raportimi i Ministrit Fatmir Mediu. Ai theksoi se pas inspektimeve në terren, rezulton se ka pasur pasoja mjedisore nga përzierja e ujërave të lumenjve me ujërat e zeza të kanaleve dhe gropave septike. Gjithashtu, ka ndotje nga mbetjet të ngurta urbane, veçanërisht qeset plastike që ndodhen të shpërndara në të gjithë sipërfaqen e përmbytur përgjatë kanaleve, rrugëve, parcelave bujqesore dhe zonave te banuara. Mosfunksionimi i kanaleve kulluese në disa zona, është shkak për moslargimin e ujrave në kohë.
Nga vlerësimi i gjendjes u bënë këto rekomandime:
Ndërhyrja me pyllëzime në zonat pyjore, pranë brigjeve të lumit Drin dhe përrenjve, si dhe ndërtimi i pritave malore në këto ekonomi pyjore:
Në ekonomitë pyjore Drin, Gjadër - Kir dhe Bushat.
Sistemimi i baseneve ujëmbledhëse të përrenjve malorë të ekonomive pyjore Shosh - 2, Toplanë dhe Shllak - 2, që derdhin ujrat në lumin Drin (liqenin e Komanit).
Sistemimi i basenit ujëmbledhës të përrenjve malore në ekonomitë pyjore Shllak-1, Shllak-2, Karmë, Gomsiqe, Liqenin e Vaut Dejës me prita me mure 4500 m3 dhe pyllëzim.
Sistemimi i basenit ujëmbledhës të përrenjve malore të lumit Gjadër në ekonomitë pyjore Gjadër, Mnelë, Vig, Hajmel, Nënshat në volum prej 4000 m3 prita me mure e brez betoni. Pyllëzim i një sipërfaqeje prej 50 ha.
Sistemimi i përrenjve malorë të basenit ujëmbledhës të lumit Kir, në ekonomitë pyjore Lugina e Kirit, Bruçaj, Rosek, Drisht dhe Shllak -1 në sasi prej 5500 m3 prita me mure e brez betoni. Pyllëzim në 80 ha. Nevoja për mbrojtjen e vijës bregdetare nga erozioni detar, nëpërmjet masave hidroteknike, ripyllëzimin e tyre etj, riparimin e sistemit të kanalizimit brenda rezervatit dhe i atyre të komunikimit të lagunave me detin, riparimi i rrugëve brenda zonës së mbrojtur Velipojë. Ndërprerja për një kohë të pacaktuar të aktivitetit të shfrytëzimit të inerteve në: 1. lumenjtë e pellgut Ishëm-Erzen;
2. lumin Drin nga diga e Spatharit deri në Bërdicë;
3. lumin Shkumbin nga Peqini (ura e Autostradës) deri në derdhjen në det;
4. lumin Vjosë nga ura e Mifolit e deri në rreth 5 km në drejtim të kundërt të rrjedhjes së tij. Më tej u vijua me pyetjet e deputetëve. Disa nga pyetjet e deputetëve ishin: - ç`është bërë me projekin për të marrë inerte nga shkëmbejtë dhe jo nga shtretërit e lumenjve? A ka ndonjë studim se sa është sasia e inerteve të nxjerra nga shtretërit e lumenjve për një periudhë 1 ose 10 vjeçare? Çfarë ka bërë Ministria e Mjedisit për të detyruar firmat shfrytëzuese të rehabilitojnë zonën e shfrytëzuar në shtretërit e lumenjve? Si është menduar për të frenuar hedhjet e pakontrolluara të mbetjeve urbane në shtretërit e lumenjve? A mos ka ardhur koha për një riorganizim më efiçent? Pas dëgjimit të përgjigjeve të pyetjeve, Kryetari i Komisionit arriti në përfundimin se pozimi i problemit nga Ministri Fatmir Mediu ishte i mjaftueshëm. Ky problem do të jetë subjekt i një debati parlamentar, ku do të thërriten të gjithë ministritë e përfshira, me qëllim mbështetjen e ekzekutivit për zgjidhjen e tij.