E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisioni për Spahiun: Kërkojmë ndjekje penale

Ashtu siç ishte paralajmëruar, Komisioni Hetimor për shkarkimin e ish-nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu ka publikuar raportin përfundimtar. Ky raport i shtrirë në tre drejtime, akuzon direkt ish-nënkryetarin e KLD-së, Spahiun se ka shpërdoruar detyrën dhe ka devijuar nga institucioni kushtetues. Më tej, në këtë raport thuhet se Spahiu ka trajtuar me negativitet Censusin dhe nëpërmjet kësaj ka tentuar të cënojë marrëdhëniet me fqinjët.
 

Komisioni, i përbërë vetëm nga deputetë të mazhorancës dhe i kryesuar nga Enkelejd Alibeaj pritet t`i kërkojë Parlamentit shkarkimin e Spahiut, ndonëse ky i fundit dha dorëheqjen pak ditë më parë, për t`ju përkushtuar aleancës "Kuq e Zi".

Kreshnik Spahiu dha disa ditë më parë dorëheqjen nga posti i nënkryetarit të KLD-së, por deklaroi se çështjen e komisionit hetimor do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese, me argumentin se Kuvendi nuk ka të drejtë kushteteuse për të vendosur për shkarkimin e tij.

Më herët gjatë muajit mbledhja e Këshillit të Lartë të Drejtësisë u shoqërua me debate të ashpra, në lidhje me çështjen e nënkryetarit Kreshnik Spahiu, por megjithatë u pranua dorëheqja e tij.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›