E Diel, 1 Nëntor 2026

Rama-Berishës: Nuk të dhimbsen komisionerët, por vjedhja e zgjedhjeve

Kreu i Partisë Socialiste Edi Rama në një kundërpërgjigje të tij ndaj deklaratave të kryeministrit në rrjetin social twitter është shprehur se mëshira e Berishës nuk ka në fokus komisionerët, por mekanizmin e vjedhjes së zgjedhjeve. Sipas tij ai hedh akuza mbi PS-në, si e vetmja mënyrë për të fshehur korrupsionin deri në thonj.
 

“KM i dhimbsen komisioneret? Jo i dhimbset mekanizmi i vjedhjes se zgjedhjeve qe ka ne themel korruptimin e komisionereve.E di gjithe bota!
Sulmon PS sepse s`ka cfare tregon per papunesine e korrupsionin deri ne thonj.Zgjedhjet e ardhshme do jene nisja per nje Rilindje Shqiptare!
Ne do vendosim barazine para ligjit dhe do ta bejme shtetin te drejte me te gjithe.Shqiperia e meriton kete pas 100 vjetesh pavaresi!”- shkruan Rama.
Më herët Berisha në mledhjen e grupit demokrat nënvizoi se të gjitha amendamentet e paraqitura nga opozita janë miratuar, duke saktësuar se akuzat për bllokim janë të pabaza.
 

“Deri tani kanë bërë propozime vetëm për dënime. Pa diskutim që do të ketë penalitete, por të japësh vetëm dënime kjo është marrëzi. Nuk mund ta dënosh tjetrin me 7 vite burg, dhe këtë e bën me një akt urrejtjeje dhe mosbesimi ndaj atyre komisionerëve që pavarësisht bindjeve partiake firmosën dështimin e tij në Tiranë”, tha Berisha, duke nënvizuar se Edi Rama po turpëron vendin duke parashikuar amendime me dënime 7 vjeçare për komisionerët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›