E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hetimi per Spahiun

Publikohen sot arsyet e shkarkimit të nënkryetarit të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, Kreshnik Spahiu. Do të jetë pikërisht komisioni parlamentar i ngritur për hetimin e veprimtarisë së Spahiut në këtë post, ai i cili do të publikojë raportin përfundimtar për shkarkimin e ish- numrit dy të KLD-së.
Kujtojmë, që një hetim i tillë është bojkotuar nga opozita. Pas publikimit të këtij raporti, komisioni i posaçëm do t'i propozojë seancës parlamentare të Kuvendit në një mars, shkarkimin e Kreshnik Spahiut, ndonëse ky i fundit ka dhënë dorëheqjen e parevokueshme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›