Presidenti Topi pret përfaqësues të Shoqatës Mbarëkombëtare për Integrimin e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë.

2 mars 2010
Presidenti i Republikës, Prof. Dr. Bamir Topi priti sot paradite në Presidencë Sekretarin e Përgjithshëm, z. Besim Ndregjoni të Shoqatës Mbarëkombëtare për Integrimin e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë, i cili shoqërohej nga Bedri Blloshmi, vëllai i poetit të ekzektuar nga regjimi komunist në korrik të vitit 1977 si dhe botuesja Miranda Gjyzeli.
Përfaqësia e Shoqatës Mbarëkombëtare për Integrimin e të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë, pasi falenderoi Kreun e shtetit për pritjen dhe kohën që u kushtoi, shprehën mirënjohjen për mbështetjen e vazhdueshme të Presidentit Topi ndaj përpjekejeve të tyre për rehabilitimin dhe integrimin të plotë shoqëror dhe ekonomik si dhe për nxjerrjen në dritë të së vërtetës së hidhur të diktaturës.
Në këtë kuadër, ata i dhuruan Kreut të shtetit shqiptar në shenjë vlerësimi librin e autorit Bedri Blloshmi të titulluar: “Fabrikimi i Vdekjes” në të cilin botohet e plotë historia tragjike dhe dosjet e sigurimit për poetët e ekzekutuar në mënyrë makabër nga diktatura komuniste – Vilson Blloshmit dhe Genc Lekës.
Presidenti Topi, pasi i falenderoi përzemërsisht për dhuratën e vyer e dinjitoze, theksoi se “ky libër jo vetëm përmban vlera historike dhe dokumentuese, por shërben si një pikë referimi që shoqëria shqiptare duhet ta lexojë e të mundohet që të përfytyrojë krimet e periudhës diktatoriale, të cilat nuk mund të dënohen dot duke përdorur thjesht retorika.”
Kreu i shtetit i siguroi përfaqësuesit e Shoqatës Mbarëkombëtare të të Burgosurve dhe të Përndjekurve Politikë për mbështetjen dhe përkrahjen e tij të plotë institucionale dhe njerëzore për rehabilitimin dhe ri-integrimin e kësaj shtrese në të gjitha aspektet e jetës shoqërore të vendit.