E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin miraton kalendarin e punimeve.

 

Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e datës 19 janar 2009, miratoi kalendarin dy javor të punës dhe shqyrtoi  projektligjin: Për ratifikimin e marrëveshjes së huasë, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Bankës Islamike për zhvillim (IDB), për marrjen pjesë në financimin e projektit të furnizimit me ujë dhe të shërbimeve sanitare, në Orikum.
 
Në mbledhje ishte e pranishme  përfaqësuesja e  Ministrisë së Financave, Brikena Jazxhi.
Ajo shpjegoi se  kjo marrëveshje, e cila është është nënshkruar në  25 nëntor  2008, ka si qëllim financimin e projektit të furnizimit me ujë  dhe të shërbimeve sanitare në Orikum. Ky projekt është në përputhje me Strategjinë   Kombëtare për Zhvillim dhe Integrim 2007 2013. Objektivi i projektit është furnizimi  i pandërprerë me ujë  të pijshëm në këtë zonë dhe përmirësimi i kushteve të mjedisit.

Ky investim që ka vlerën prej 16. 467  milionë USD që do të  bashkëfinancohet  nga:
- IDB në shumën  13 351 milionë USD
- Qeveria Shqiptare në shumën  3 116 milionë USD.

Huaja  e IDB-së  është  me termat e mëposhtëme:

Shuma  13. 351 milionë USD;
Interesi  2.5%;
Maturimi  25 vjet;
Periudha pa pagesë principali       7 vjet.

Agjencia e zbatimit të këtij projekti do të jetë PMU, që është në varësi të Ministrisë së Punëve Publike, Transporteve dhe Telekomunikacioneve.

Në përfundim të diskutimeve, Komisioni u shpreh dakord, në parim, për kalimin e kësaj marrëveshje për miratim në seancë plenare.

      
(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin: + 355 4 22 78 293).

   
 

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›