Mbledhje e Komisionit të Ligjeve, Administratës Publike dhe të Drejtave të Njeriut.
Komisioni i Ligjeve, nën drejtimin e Kryetarit të Komisionit, Ilir Rusmali, në mbledhjen e tij të datës 19 janar 2009, miratoi projektligjet: 1. Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella.
2. Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë, për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella.
3. Për ratifikimin e marrëveshjes, ndërmjet Këshillit të Ministrave të Republikës së Shqipërisë dhe Kryegjyshatës Botërore Bektashiane, për rregullimin e marrëdhënieve të ndërsjella. Ndër objektivat kryesore të këtyre marrëveshjeve janë:
- Rregullimi i mardhënieve të bashkëpunimit, ndërmjet Shtetit Shqiptar dhe Komunitetit Mysliman të Shqipërisë, Shtetit Shqiptar dhe Kryegjyshatës Botërore Bektashiane,
- Shtetit Shqiptar dhe Kishës Ortodokse Autoqefale të Shqipërisë;
- Garantimi dhe respektimi i të drejtave të sanksionuara në Kushtetutën e Republikës së Shqipërisë dhe ligjeve në fuqi për lirinë e ndërgjegjes dhe të ushtrimit të fesë;
- Njohja dhe garantimi i paprekshmërisë së institucionit të kultit, për aq sa veprimtaria e saj nuk bie në kundërshtim me Kushtetutën dhe legjislacionin në fuqi;
- Garantimi i lirisë së individit, për tu zgjedhur, individualisht ose kolektivisht në institucionet fetare ose jashtë tyre;
- Mbrojtja e bashkëjetesës fetare nga shteti.
(Për më shumë informacion kontaktoni me zyrën e komisionit në numrin: + 355 4 22 78 283).