E Shtunë, 31 Tetor 2026

V E N D I M PËR SHKARKIM DHE EMËRIM NË DETYRË

V E N D I M

PËR

SHKARKIM DHE EMËRIM NË DETYRË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës, të ligjit nr.9235, datë 29.7.2004, “Për kthimin dhe kompensimin e pronës”, të ndryshuar, dhe të pikës 6, të vendimit nr.566, datë 23.8.2006, të Këshillit të Ministrave, “Për organizimin dhe funksionimin e Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave”, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

V E N D O S I :

1. Z. Tunxh Prel Vatnikaj  drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, shkarkohet nga kjo detyrë.

2. Z. Elvis Çefa emërohet drejtor i Përgjithshëm i Agjencisë së Kthimit dhe Kompensimit të Pronave.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

K R Y E M I N I S T R I

SALI  BERISHA


21/01/2009

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›