Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin shqyrtoi nen për nen projektligjin Për plehrat kimike
Komisioni për Veprimtaritë Prodhuese, Tregtinë dhe Mjedisin, në mbledhjen e datës 4.11.2009, në orën 11:00, vazhdoi me shqyrtimin nen për nen të projektligjit Për plehrat kimike.
Ishin të pranishëm në mbledhje: përfaqësuesit e Ministrisë së Bujqësisë, Ushqimit dhe Mbrojtjes së Konsumatorit: Adrian Doko, Osman Hoxha, Zaim Mema dhe Glaudiana Balliu, si dhe përfaqësueset e Ministrisë së Integrimit: Blerina Xhaxhiu dhe Eranda Gega.
Gjatë shqyrtimit nen për nen, u propozuan ndryshime në nenet: 1, 2, 3, 5, 6, 7, 8, 9, 11, 13, 14, 20, 21, 22 dhe 23, me qëllim përmirësimin e ligjit. Pas diskutimeve, projektligji u votua në tërësi. Komisioni e miratoi projektligjin dhe u shpreh dakord që ai të kalojë për miratim në seancë plenare me ndryshimet që u propozuan në komision, gjatë shqyrtimit nen për nen.