E Diel, 1 Nëntor 2026

Kryetarja e Kuvendit uron Presidentin e sapozgjedhur të Polonisë, Bronislav Komorovski, ish Kryetar i Parlamentit polak.

//

Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli i ka dërguar një letër urimi Presidentit të sapozgjedhur të Polonisë, Bronislav Komorovski, ish Kryetar i Parlamentit polak.

Në letrën e saj, Kryetarja e Kuvendit shkruan:

Dëshiroj tJu përcjell urimet e mia më të përzemërta për zgjedhjen Tuaj në postin e Presidentit të Republikës të Polonisë dhe tJu uroj suksese në detyrën e madhe që Ju është besuar. Gjithashtu përgëzoj popullin polak për zgjedhjet e suksesshme.
Dëshiroj të nënvizoj se zgjedhja Juaj është pasqyrim i besimit të madh që populli polak i ka dhënë personit Tuaj si një lider i shquar politik.

Kujtoj me kënaqësi takimin tonë gjatë vizitës tuaj në Shqipëri në pranverë 2009, e cila mundësoi një shkëmbim të dobishëm dhe interesant mendimesh dhe tregoi vendosmërinë tonë për të forcuar marrëdhëniet e shkëlqyeshme të miqësisë dhe bashkëpunimit ndërmjet dy vendeve dhe popujve tanë.

I nderuar zoti President,

Duke vlerësuar lart eksperiencën Tuaj politike, unë besoj fort se gjatë presidencës Tuaj marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe Polonisë do të intensifikohen akoma më shumë, në interes të dy vendeve tona dhe besoj se Shqipëria do të gjejë tek Polonia një mbështetëse të fuqishme të perspektivës së saj europiane përfundon mesazhin e saj të urimit Kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë.


Print Email var js_search_kriteria_more_than_mesg = "Ju lutem jepni një fjalë me më shumë se dy karaktere"; var tp = "k=255"; var pub_path = "/"; var search_mode = ""; GO Foto Galeri më shumë Live Seancat Plenare Live Video Galeri $j(document).ready(function($) { createPlayerSI(); }); function createPlayerSI() { var flashvars = { file:"http://www.parlament.al/media/diplomacia_1.flv", type:"video", autostart:"false", skin:"http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/skins/player.swf", frontcolor:"000000", backcolor:"ffffff", screencolor:"838f8d", lightcolor:"32a6cb", bufferlength:"1", volume:"90", repeat:"none", quality:"true", displayclick:"play", stretching:"uniform", controlbar:"over", shuffle:"false", mute:"false", logo:"http://www.parlament.al/graphics/spacer.gif", item :"0" } var params = { allowfullscreen:"true", allowscriptaccess:"always", wmode:"opaque" } swfobject.embedSWF("http://www.parlament.al/templates/NEModules/mediaModule/player.swf", "previewSI34128145", "220", "125", "9.0.115", false, flashvars, params); } Get the Flash Player to see this player.

Më shumë nga Zyrtare

Të gjitha ›