E Diel, 1 Nëntor 2026

Komisioni për reformën, Topi: Sinjal pozitiv

Presidenti Bamir Topi e ka cilësuar si një sinjal pozitiv mbledhjen e komisionit për reformën zgjedhore. Në një prononcim për mediat kreu i shtetit, i kërkoi këtij komisioni të mos udhëhiqet nga emocionet politike port ë dalë me një reformë zgjedhore që do t`i shërbejë përmirësimit të zgjehdjeve në vend.
 

“Është një sinjal shumë i mirë pasi. Unë shpresoj që ndryshe nga herët e tjera ky komision të përfundojë punët në kohë pasi kemi përvojë nga e kaluara që kodi miratohet ditën e fundit. Nëse kjo reformë përfundon në kohën e duhur të dyja palët do ta kenë më të qartë dhe do të njihen më mirë me platformën zgjedhore” theksoi Topi ndërsa shtoi se në sajë të reformës zgjedhore vendi do të ketë mundësi që të shkojë në zgjedhje që të mos kontestohen” ka theksuar Topi.
 

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›