29 Nentori festohet vetem prej te majteve
Edhe ne Qarkun e Fierit 29 Nentori eshte festuar vetem nga te majtet. Ndersa te henen te gjithe politikanet u zhveshen nga zhargoni i politikes se perditshme per tju perkushtuar festes se ngritjes se flamurit dje gjithcka ndryshoi. Ashtu sic ishte parashikuar kane qene vetem drejtuesit e degeve te partive te majta ata te cilet kane kryer homazhe ne Varrezat e Deshmoreve te qytetit te Fierit Lushnjes dhe Ballshit. Te pranishem kane qene jo vetem drejtues ne nivel vendor por edhe deputete te Kuvendit. Pas vendosjes se kurorave me lule respektimit te himnit kombetar te pranishmit kane bere homazhe ne varrin e cdo deshmori qe dha jeten per lirine e vendit. Gjithashtu jane organizuar edhe aktivitete e veprimtari te tjera letraro-artistike ne cdo qytet.