Konfindustria kunder ndertimit te Dhomes Administrative

Ne nje njoftim per shtyp Konfindustria eshte shprehur kunder nismes me te fundit te ndermarre nga qeveria shqiptare per ndertimin e Dhomes Administrative prane Gjykates se Tiranes. Gjate ketij njoftimi per shtyp Konfindustria vleresoi faktin se nje veprim i tille eshte i pamjaftueshem per te zgjidhur problematiken e perballjes se biznesit me institucionet shteterore dhe kjo nuk mund te zevendesoje ligjin e Gjykatave Administrative i depozituar prej dy vjetesh ne Kuvend ne pritje te miratimit. Sipas Konfindustrias ky njoftim vjen si pasoje e domosdoshmerise se ndryshimit te procedurave te gjykimit administrativ shpejtesise se gjykimit administrativ fushes se pergjegjesive te gjykatave te administrimit etj. Konfindustria me cilesine e nismetarit te Gjykatave Administrative thekson se eshte i domosdoshem arritja e mirekuptimit politik ndermjet shumices dhe pakices ne Kuvendin e Shqiperise me qellim miratimin e p/ligjit perkates.