Komisioni, pezull hetimi per kryebashkiakun Rama
Kryetari i bashkise se Tiranes, Edi Rama u akuzua dje nga mazhoranca se po pengon hetimin parlamentar, te ngritur per verifikimin e dhenies se lejeve te ndertimit. Kryetari i komisionit, Ferdinand Xhaferri, tha se Rama nuk pranon te depozitoje per hetim praktikat e plota te lejeve te ndertimit, te dhena nga Keshilli Rregullues i Tiranes, per periudhen 1 janar 2007 e deri me sot. "Kjo eshte nje marrezi ligjore, pasi nje individ, nuk mund te pengoje vendimin e sovranit. Vetem Gjykata Kushtetuese mund te pezulloje veprimtarine e komisionit hetimor", u shpreh Xhaferri. Sipas tij, e drejta e informimit eshte e garantuar dhe kushdo, ka te drejte te marre informacion mbi veprimtarine e organeve shteterore dhe personave qe i drejtojne ato. Kryetari demokrat tha se kerkesa e kreut te bashkise, per te depozituar dokumentacionin, u dorezua qe ne 30 prill, por pavaresisht se ka kaluar nje jave, Rama refuzon qe te jape informacionin e domosdoshem per hetim. "Ne vend qe te merrnim nje pergjigje, bashkia na shkruan nje leter, ku shpjegon se nuk kthen pergjigje sepse i eshte drejtuar tashme Gjykates Kushtetuese, per te shqyrtuar antikushtetueshmerine e ketij komisioni", informoi Xhaferi. Me gjithe mungesen e dokumentacioneve, ai u shpreh i bindur se komisioni do te vijoje dhe perfundoje hetimin qe ka nisur.