"Emigrantet, zgjidhje per pensionet"
Fatjona Mejdini
Ministri i Jashtem, Lulezim Basha deklaroi dje se se shpejti midis Shqiperise dhe Greqise do te nenshkruhet nje marreveshje, e cila do t'i hap rruge njohjes se ndersjellte te pensioneve dhe sigurimeve shoqerore mes dy vendeve. Kete deklarate kreu i diplomacise shqiptare e beri gjate takimit me perfaqesues te Unionit te Shoqatave te Shqiptareve te Greqise. Gjate bisedimit me perfaqesuesit e ketij Unioni, ministri Basha deklaroi se njohja e pensioneve dhe sigurimeve shoqerore, per emigrantet shqiptare ne Greqi kishte qene edhe nje teme kryesore gjate vizites qe zhvilloi kryeministri grek Kosta Karamalis ne Tirane, ne biseden me kryeministrin Sali Berisha. Sipas shefit te diplomacise shqiptare, keto bisedime rezultuan te suksesshme dhe i informoi perfaqesuesit e emigranteve se per kete qellim, aktualisht Ministri i Punes dhe Ceshtjeve Sociale po zhvillon takime ne Athine. Nga ana tjeter, nje ceshtje ne te cilen ministri i Jashtem premtoi se do te behej me shume eshte edhe ajo e mesimit te gjuhes shqipe, per femijet shqiptare qe jetojne ne Greqi. "Ne kete drejtim, perpjekjet tona jane drejtuar drejt mesimit te gjuhes shqipe, ne sa me shume shkolla publike, por edhe ne funksionalizimin e nje rrjeti qendrash mesimi te gjuhes shqipe, kudo ku jetojne dhe punojne emigrante shqiptare ne Greqi", deklaroi ministri i Jashtem, gjate takimit me perfaqesuesit e emigranteve shqiptare ne Greqi. Nje tjeter mundesi qe do te shfrytezohet ne kete drejtim, sipas Bashes, eshte dhe transmetimi i programeve te vecanta satelitore ne ndihme te arsimit dhe kultures, per bashkekombesit tane jashte vendit. Por per shefin e diplomacise shqiptare, Lulezim Basha nje nga projektet me madhore te qeverise ne te cilen ai ben pjese, eshte levizja e lire e qytetareve shqiptare, pa pasur nevoje per nje vize "Shengen". "Nepermjet permbushjes se ketij prioritet madhor te qeverise Berisha, do te lehtesohet nje here e mire, plaga e ndarjes se familjeve dhe familjaret e emigranteve do te kene mundesi te udhetojne, pa pasur nevoje per viza, drejt vendndodhjes se familjareve te tyre kudo ne Greqi, apo ne vendet e tjera te hapesires Shengen", tha Basha. Per te, anetaresimi i Shqiperise ne NATO me te drejta te plota dhe paraqitja e kerkeses per statusin e vendit kandidat ne BE jane hapa domethenese, te cilat cojne drejt liberalizimit te vizave. Ndersa perfaqesuesit e 52 shoqatave, qe perfshihen ne Unionin e Shoqatave Shqiptare te Greqise, vleresuan angazhimin e qeverise per zgjidhjen e problemeve te tyre.