E Diel, 1 Nëntor 2026

Shefer ne Tirane, per takimin e pare te vendeve anetare te "Adriatik 5"

Sekretari i Pergjithshem ne detyre i NATO-s, Jap de Hup Shefer do te zhvilloje sot nje takim me kreret me te larte te vendit. Po keshtu sot ne Ministrine e Jashtme, do te zhvillohet edhe mbledhja e ministrave te Jashtem te kartes "Adriatik 5", aktivitet i cili do te drejtohet nga kreu i larte i NATO-s. Ne axhenden e vizites se Sekretarit te Pergjithshem te NATO-s, theksohet se fillimisht ai do te marre pjese ne Komisionin e Partneritetit te vendeve "A5" qe do te zhvillohet ne Pallatin e Kongreseve, ku do te jene pjesemarres ministrat e Jashtem te rajonit. Shefer do te zhvilloje nje takim me kryeministrin Berisha dhe me pas do te kene nje deklarate per mediat qe do te ndjekin kete aktivitet. Me pas ne Rektoratin e Universitetit te Tiranes, Sekretari i Pergjithesim i NATO-s do te marre nga ana e rektorit, Dhori Kule, nje titull nderi. Pas takimit me Presidentin Bamir Topi, Sekretari i Pergjithshem i NATO-s ne nje ceremoni te zhvilluar ne Pallatin e Brigadave, do te marre nje dekorate nga ana e kreut te shtetit, per kontributin e dhene ne funksion te integrimit te Shqiperise ne strukturat euroatlantike. Me pas kryeministri Berisha do te organizoje nje dreke ne Vilen Qeveritare 30, per nder te vizites se zyrtarit me te larte te NATO-s, Shefer. Njeheresh, sot ne Tirane do te jene te pranishem ministrat e Jashtem te Bosnje-Hercegovines, Maqedonise dhe Malit te Zi. Ne takimin per partneritetin ne kuader te kartes "Adriatik 5" do te marrin pjese ne takim edhe Sekretari i Shtetit ne Ministrine e Puneve te Jashtme dhe Integrimit Evropian te Kroacise, si dhe zv/ndihmes Sekretari i Shtetit i Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Xhons.

Anetaresimi

Ne Samitin e prillit te mbajtur ne Strasburg dhe Keln, Shqiperia se bashku me Kroacine, arriten te beheshin pjesetare me te drejta te plota ne NATO. Procesi i anetaresimit te tyre, u konsiderua rekord, per nga shpejtesia me te cilen u krye.


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›