E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komisionianti-dhune kerkon masa per Murinjon

TIRANE-Pas skualifikimeve te shumta qe mori ne Itali Zhoze Murinjo duket se do te kete probleme te medha disiplinore edhe ne Spanje. Komisioni shteteror kunder dhunes racizmit dhe ksenofobise dhe intolerances ne futboll ka kerkuar dje nga Federata Spanjolle te adoptoje sanksione te pershtatshme disiplinore ndaj teknikut te Realit te Madridit dhe kolegut te tij te Sporting Gijon Manolo Presiado. Portugezi e akuzoi Presiadon se i dhuroi ndeshjen Barcelones duke hedhur ne fushe rezervat ndersa ai u pergjigj duke e quajtur nje maskara. Por te dielen ne fund te ndeshjes Gijon-Real ata paten nje tjeter perplasje ne parkingun e stadiumit. Sipas Komisionit kjo mund te krijonte nje klime armiqesore te spektatoret e pranishem.

d.b/BalkanWeb

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›