E Diel, 1 Nëntor 2026

Artistet pensioniste I duam pensionet si rrogat e sotme

TIRANE-Artistet pensioniste te Ansamblit Shteteror kane pergatitur nje leter per kryeministrin e vendit mbi te gjitha problemet dhe kerkesat e tyre. Nje brez artistesh te rritur mes varferise percmimit injorances dhe mosmirenjohjes sot jane te harruar ne pensionin qe mezi u mban frymen kur dekada me pare ishin krenaria e Shqiperise anembane botes. Marrin kush me shume e kush me pak nga rreth 13 mije leke te reja ne muaj. Vetem artistet me tituj kane pensione speciale dyfishin e te tjereve apo dhe me shume se kaq. Te tjeret edhe pse jane lodhur njesoj kane punuar dhe rrokur sukseset krah per krah keqtrajtohen me diferenca te theksuara. Artistet te shumte ne numer kane zgjedhur si perfaqesuese te tyre Lindita Kalemin e cila tregon edhe kerkesat e paraqitura ne nje leter qe do ti dergohet kryeministrit.
Kerkesat dhe ankesat
Nuk duam dallime me njeri-tjetrin. E dime fare mire qe jemi lodhur te gjithe njesoj dhe e dime sesi disa nga koleget i kane marre titujt politike atekohe. Ne kerkojme nga shteti baraspeshim me rrogat qe marrin sot artistet e TOB-it te cilet nuk punojne as me ngarkesen dhe as me kushtet ne te cilat kane punuar ata dikur si dhe nje projekt-status te artistit ku te perfshihet edhe kategoria e tyre. Te vjen keq sesi shoket tane nje pjese e mire kane vdekur nga streset dhe jeta e veshtire nga mundi i pashperblyer thuhet ne leter. Ne nje ze te perbashket jane gjithe te gjallet e tjere qe ndiejne se koha nuk iu pret dhe shteti me ta eshte shume i vonuar.
Ne puno-nim pa kon-dicioner pa kepuce. Udhetonim edhe ne mes te shiut a bores. Edhe mbi kamione duke pershkruar ndonjehere 500 km ne dite fshat me fshat edhe me nga 2-3 shfaqje ne dite. Me nje repertor prej 300 shfaqjesh ne vit. Hera-heres ku ngrene ku pa ngrene dieta nuk kishim dhe bindeshim e ngjiteshim ne skene - vijojne artistet. Ata jane konsideruar ambasadore te kombit neper bote Ansambli ka marre titullin Hero i Punes Socialiste Naim Frasheri i II-te Naim Frasheri i I-re. Per nga veshtiresia jane vleresuar si kategori e pare njesh me minatoret. Por tani nuk blejne dot ilacet nuk ulen dot per nje kafe me njeri-tjetrin dhe po ti vizitosh ne shtepi jane ende me mobiliet e kohes se rinise. Ata thone qe dikur iu imponuan vendit botes por tani njerezit dhe rrethanat e tyre po iu imponohen atyre po aq fort me te kunderten harresen dhe mjerimin.
Kane bere art me peripecite me mentalitetin patriarkal dhe censuren e moralit komunist. Ne nje kohe kur ne Shqiperi ekzistonin vetem cingiet tmerroheshin kur ngjiteshin ne skene sepse mbi ta vershonin sharje. Por me ne krye Perlat e artit shqiptar mjeshterit Panajot Kanaci Lucie Miloti Vace Zela Fitnete Rexha Besim Zekthi Milto Vako Agim Krajka Lili Cingu etj u bene te privilegjuarit e kohes ne eksplorimin e botes. Komunistet donin te shperfaqnin dhe lartesonin emrin shqiptar neper bote te miqte dhe armiqte dhe kjo fare mire behej edhe nepermjet kultures etnike.
z. Kryeminister
Ne artistet e Ansamblit Shteteror me dinjitet krijuam kultivuam dhe i trasheguam Arkivave te Shtetit Shqiptar nje muze te artit me vlera kombetare materiale e monetare nje investim qe perben thesarin me te vyer te Kombit e Shtetit Shqiptar. Profesioni i Artistit sidomos i kercimtarit si ne bote edhe ne vendin tone eshte barazuar me profesionet me te veshtira si ai i minatorit pilotit ushtarakut marinarit. E vecanta e profesionit te artistit eshte se permban vecorite me te rralla te profesioneve si talenti dhe misioni kombetar e nderkombetar pra arti eshte statusi i nje kombi. Per kete artistet ne bote vleresohen e trajtohen ne menyre te vecante prandaj edhe ne kerkojme te trajtohemi te pakten si artistet shqiptare te sotem.

d.b/GSH/BalkanWeb

Më shumë nga Kultura

Të gjitha ›