Gruevski-Papandreu, kryeministrat takohen për emrin
BRUKSEL- Dy kryeministrat, Nikolla Gruevski dhe Jorgos Papandreu pritet të takohen më 25 mars në Bruksel, gjatë samitit të BE-së në Bruksel.Qëllimi i bisedës mes dy krerëve të qeverive të vendeve fqinje do të jetë çështja e emrit, e cila krijon prej thuajse 20 vjetësh tensione mes tyre. Në komentin e parë në prag të takimit, kryeministri Gruevski nuk dëshironte të parashikojë se ç'drejtim do të marrin bisedimet: "Nuk është mirë që të bëhen parashikime të parakohshme. Bëhet fjalë për një problem serioz që zgjat dy dekada, ndërkohë nëse shikohet nga aspekti identitar, është edhe më i gjatë se dy dekada, prandaj them që një herë të zhvillohet takimi dhe pastaj të japim vlerësime", - tha kryeministri Gruevski. Ndërkohë, në disa prononcime mediatike të administratës së Papandreut për mediat e Maqedonisë, pala greke jep mesazhe se dy vendet duhet të kërkojnë zgjidhje për çështjen e emrit të shtetit dhe jo për identitetin e kombit, që është një nga preokupimet kryesore të palës maqedonase. Ajo thotë se emri i Maqedonisë lidhet ngushtë edhe me identitetin e kombit.
Vëzhguesit thonë se mesazhet nga pala greke tregojnë se mund të ketë zhvillime domethënëse në drejtim të zgjidhjes së çështjes së emrit, kjo në prag të prezantimit të propozimit të ri nga ana e ndërmjetësit të OKB-së, Matthew Nimetz. Ibrahim Mehmeti, analist që ndjek çështjen e emrit prej vitesh thotë se, "e vetmja rrugëdalje nga situata është të diskutohet vetëm për çështjen e emrit të shtetit. Ky është momenti që Maqedonia duhet ta shfrytëzojë dhe të bëjë lëvizje përpara". Përfaqësues ndërkombëtarë thonë se problemi mes dy vendeve fqinje duhet të zgjidhet deri në qershor.
Maqedonia mori rekomandim për të hyrë në fazën e fundit të anëtarësimit në BE, por nuk iu caktua një datë për këtë. Samiti i BE-së në qershor u la si afat deri kur dy vendet duhet të zgjedhin dallimet. Afat alternativ përmendet edhe samiti i NATO-s në nëntor, por gjithsesi sinjale se zgjidhja është e mundur duhet të dërgohen më herët.
(GSH/Balkanweb)