Komisoni i Ekonomisë miraton dy kandidatura për Këshillin Mbikëqyrës të BSH

Komisioni i Ekonomisë
Komisioni Parlamentar i Ekonomisë ka miratuar kandidaturat e Dhori Kules dhe Elsa Golemi për Këshillin Mbikëqyrës në Bankën e Shqipërisë. Partia Socialiste ka propozuar kandidaturën e Ermelinda Meksit pësh këshillin e BSH-së.
Pritet që anëtarët e komisionit të shprehen edhe për kandidaturën e PS-së. Meksi është shprehur e gatshme të heqë dorë nga mandati i deputetes për detyrën e re.
Anëtarja e komisionit, deputetja e PS-së Mimi Kodheli tha gjatë diskutimeve se Meksi është kandidatura e duhur për këtë pozicion pasi ka një eksperiencë 30-vjeçare.
Dje, komisioni Parlamentar i Ekonomisë shqyrtoi dhe miratoi tre kandidaturat e propozuara nga qeveria: Ardian Fullanin, Elisabeta Gjonin dhe Petraq Milen.
Këshilli Mbikqyrës i BSH përbëhet nga 9 anëtar nga i cili zgjidhet edhe Guvernatori.