Jemen, 7 të vdekur në përleshjet mes regjimit dhe opozitës
Shtatë persona kanë mbetur të vrarë në përleshjet e fundit në kryeqytetitn e Jemenit, Sanaa. Përleshje mes besnikëve të presidentit Saleh dhe kundërshtarëve të opozitës janë zhvilluar edhe në qytetin Taiz.
Lajmin për viktimat e konfirmuan sot burime spitalore, sipas të cilave viktimave janë pesë civilë dhe dy luftëtarë të fiseve tribale. Mes viktimave mësohet se është edhe një fëmijë.