E Diel, 1 Nëntor 2026

Komiteti Ekzekutiv miraton ndarjen e grupeve të Kategorisë së Dytë për sezonin 2026/27

TIRANË, 6 gusht /ATSH/ Komiteti Ekzekutiv i Federatës Shqiptare të Futbollit ka miratuar ndarjen e skuadrave pjesëmarrëse në Grupin A dhe Grupin B të Kategorisë së Dytë për sezonin futbollistik 2026/27.

Propozimi për përbërjen e dy grupeve u hartua nga Departamenti i Garave, pas konsultimeve me Komisionin e Ligave dhe Garave, dhe u miratua nga Komiteti Ekzekutiv i FSHF-së.

Në edicionin e ri të Kategorisë së Dytë do të marrin pjesë 23 skuadra, të ndara në dy grupe. Grupi A do të përbëhet nga 12 ekipe, ndërsa Grupi B nga 11 ekipe.

Ndarja e miratuar për sezonin 2026/27 është si më poshtë:

Grupi A

Lushnja

Shiroka

Erzeni

Tërbuni

Luzi 2008

Veleçiku

Naftëtari

Gramshi

Basania

Vllaznia B

Partizani B

Eagle Football

Grupi B

AF Luftëtari

Apolonia

Butrinti

Bylis B

Maliqi

Tomori

Devolli

Delvina

Këlcyra

Albpetrol

Memaliaj

Me miratimin e përbërjes së dy grupeve, vijon puna organizative për përgatitjen e sezonit të ri 2026/27 të Kategorisë së Dytë. Departamentet përkatëse të FSHF-së do të procedojnë me hapat e mëtejshëm për organizimin e garës dhe hartimin e kalendarit të ndeshjeve.

/e.i/j.p/r.e/

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›