E Shtunë, 31 Tetor 2026

Komiteti Ekzekutiv shtyn vendimin per Partizanin per javen tjeter

Ceshtja Do te duhet te shqyrtohen ne imtesi dokumentacionet perkatese

As FSHF nuk ka mundur ti jape zgjidhje me te paren ceshtjes Partizani. Kampionati i Kategorise se pare ka nisur por te kuqte nuk duken asgjekundi. Komiteti ekzekutiv ka heshtur nderkohe qe te dy pretendentet kane cuar dokumentacionet e futbollisteve perkates per federim. I mbledhur per kete problem organi vendimmarres me i larte ne futbollin shqiptar ka vendosur ta shtyje serish ceshtjen Partizani. Komiteti eshte justifikuar se vendimi i gjykates nuk eshte i kuptueshem ndaj duhet te shqyrtohet dokumentacioni i paraqitur nga dy pretenduesit Paro Laci dhe Albert Xhani. Komiteti ka kerkuar keshtu me shume kohe per tu shprehur me qarte se kujt i takon administrimi i skuadres se kuqe Albert Xhanit apo Paro Lacit. Ky komitet zgjat edhe me shume ankthin e tifozeve te kuq. Per momentin ka dy Partizane ne pole position nje te formuar nga Xhani me trajner Neptun Bajko dhe nje tjeter te Paro Lacit me trajner Petrit Haxhia.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›