E Diel, 1 Nëntor 2026

Kombetarja 250 deri ne 300 mije euro premio per ndeshjet e radhes

Shperblimet Komiteti Ekzekutiv simulon kuqezinjte per Bosnjen e Bjellorusine

Kemi bere nje start te pelqyeshem ne kete fillim eliminatoresh dhe pas dy ndeshjeve te para 1-1 me Rumanine ne Bukuresht dhe 1-0 me Luksemburgun ne Tirane kryesojme grupin me 4 pike po aq sa Bjellorusia por me golavarazh me te mire. Megjithate oreksi vjen duke ngrene. Kjo duket se eshte edhe filozofia e Komitetit Ekzekutiv te FSHF-se i cili ka shfrytezuar nje mbledhje per ceshtjen e Partizanit per te diskutuar edhe ne lidhje me ecurine e kuqezinjve ne keto eliminatore. Pas rreth nje muaji Shqiperia do te duhet te zbrese serish ne fushe kete here per tu ndeshur me Bosnje-Hercegovinen ne Tirane me 8 tetor ndersa kater dite me vone me Bjellorusine ne shtepine e ketyre te fundit. KE ka menduar te simuloje kuqezinjte nepermjet shperblimeve. Per kete arsye ka miratuar dje edhe premiot Kombetarja do te perfitoje ne rast te realizimit te objektivave 250 mije euro per 4 pike dhe 300 mije euro per 6 pike.

Më shumë nga Sporti

Të gjitha ›