E Diel, 1 Nëntor 2026

"Kommersant": Bisedimet me Prishtinën, hap i parë drejt njohjes

Bisedimet Prishtinë-Beograd në Bruksel paraqesin hapin e parë në rrugën e Serbisë drejt njohjes së Kosovës, vlerësoi sot e përditshmja ruse "Kommersant".

Gazeta shkruan se për fillimin e afrimit të Beogradit dhe Prishtinës ka kontribuar Bashkimi Evropian, i cili nuk e fsheh se pa aktivizimin e dialogut mes dy palëve, ato "nuk mund të ëndërrojnë për eurointegrimet".

Gazeta ruse shkruan se të dyja palët kanë vënë në krye negociatorë me përvojë.

Më shumë nga Ndërkombëtare

Të gjitha ›