E Diel, 1 Nëntor 2026

Basha pret edhe ambasadorin e BE-së në zyrë

Lulzim Basha prej ditësh është duke pritur në zyrën e tij ambasadorët e huaj në Tiranë. Gjatë ditës së sotme, Basha ka pritur edhe ambasadorin e BE-së, Etore Sekui, i cili kishte munguar gjatë betimit të Bashës së kryebashkiak.

Ambasadori i Delegacionit Europian në Tiranë, Ettore Sequi gjatë një takimi me kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Lulzim Basha i ka shprehur këtë të fundit mbështetjen e plotë, për të bashkëpunuar në projekte të përbashkëta, si në fushën e mbrojtjes së konsumatorit, mjedisit dhe në promovimin e qytetit.

Nga ana e tij Basha ka çmuar përkrahjen e Delegacionit të BE dhe se është gati të bashkëpunojë ngushtë, në funksion të projekteve, në shërbim të qytetit dhe qytetarëve.

Më tej, Kryetari i Bashkisë e njohu ambasadorin me prioritetet që ka, për përmirësimin e cilësisë së jetës në Tiranë si dhe projektet për zgjidhjen e problematikës aktuale të qytetit, thuhet në njoftimin e bashkisë për këtë takim.

Tashmë Bashës i ka mbetur pa takuar vetëm ambasadori amerikan, Aleksandër Arvizu, për të plotësuar kështu dëshirën e tij që të urohet nga ndërkombëtarët.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›