E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sherri banal, shqiptari vret grekun 79 vjeçar në Sarandë

Sherri banal i shkaktuar mes dy personave, për motive të dobëta, i ka marrë jetën njërit prej tyre. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në qytetin e Sarandës, mbrëmjen e sotme, ku një shtetas shqiptar pas një sherri banal me një shtetas grek, e ka vrarë këtë të fundit. Top Channel raporton se vrasja ka ndodhur pas një sherri për vendin e parkimit.

Ndërkohë, sipas Ora News, 53-vjeçari Xhemal Kullai ka vrarë në grindje e sipër shtetasin grek, Kostandinos Karadhimas. Gjatë konfliktit Karadhimas është rrëzuar në tokë dhe ka pësuar dëmtime të rënda në kokë. 79-vjeçari i plagosur u dërgua në spitalin e Vlorës, por ndërroi jetë. Kullai jetonte në Francë.

Ngjarja ka ndodhur në ambientet e një hoteli, të qytetit bregdetar. Ndërkohë që policia ka shoqëruar 8 dëshmitarë okularë.

Më shumë nga Kronika

Të gjitha ›