Kompania ACR "harron" premtimin, minatorët: Duam rritjen e pagës 20%
BULQIZË- Kompania austriake ACR ende nuk ka plotësuar një nga kërkesat kryesore të minatorëve të Bulqizës, atë të rritjes së pagës me 20%. Premtimi i "harruar" nga kompania koncensionare dje mblodhi në një takim këshillin sindikal të minatorëve. Gjatë këtij takimi, sindikalistët i bënë apel ACR-së që të respektojë marrëveshjen e nënshkruar pas protestave dhe grevave të urisë. Ndërkohë, po dje u ndalua nga policia ish-kreu i Sindikatës së Minatorëve të Bulqizës, Dilaver Përkoxha, pasi nuk pranon të dorëzojë çelësat e zyrës së sindikatës dhe vulën.
MINATORËT
Rreth orës 08:00 të ditës së djeshme u zhvillua takimi i këshillit sindikal të minatorëve të Bulqizës. Gjatë këtij takimi që drejtohej nga kreu i Konfederatës Sindikale, Tafë Koleci u diskutua për rritjen e pagës me 20% të minatorëve. Pas protestave maratonë dhe dy grevave të urisë, ACR nënshkroi një marrëveshje me minatorët. Një nga pikat kryesore të kësaj marrëveshje ishte rritja e pagës me 20%, por që ende nuk është realizuar. Gjithashtu, në takimin në fjalë u diskutua dhe në lidhje me pagesën e minatorëve gjatë gjithë kësaj periudhe. "Pas tragjedisë së ndodhur në minierë, ku humbi jetën minatori Naim Shyti si dhe u plagosën rëndë 8 të tjerë, u bllokua aktiviteti. Kjo jo për fajin tonë. Deri tani ne jemi paguar me 50% të pagës dhe kjo nuk është e drejtë. Ne kërkojmë që pagesa përgjatë kësaj kohe të jetë 100%", - deklaruan anëtarët e këshillit sindikal. Pas mbledhjes, një përfaqësi e këtij këshilli u takua me përfaqësuesit e kompanisë ACR, të cilëve iu bënë me dije dy kërkesat e mësipërme. Nga ana tjetër, këshilli sindikal i bëri apel RISHM-it dhe METE për rifillimin e punës në minierën e Bulqizës.
(ma.ar/GSH/BalkanWeb)