E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vlore protesta e dhunshme gjykata liron te gjithe ndalurit

Ne perfundim te seances gjyqesore qe zgjati rreth 4 ore se bashku me procedurat e zhvilluara ne spital ku ndodhen te shtruar 2 nga protestuesit Jorgaq Kazheli dhe Albert Hibroj qe u lenduan gjate perleshjeve me policine gjykata e cilesoi te ligjshem arrestimin e te akuzuarve dhe vendosi per ta masen e sigurise detyrim paraqitjeje prane policise gjyqesore deri ne perfundim te hetimeve.

Te akuzuarit Azem Vangjeli Berdo Bedaj Nuro Kulluri Eltjon Dervishaliu Sokrat Gjikoka Kujtim Berdo Krenar Kazheli Musa Xhebraj Pelivan Ibroj D. Hoxha Edmond Kulluri Albert Hibroj Jorgaq Kazheli Malvin Habilaj qe u arrestuan ne kushtet e flagrances gjate protestes dhe pas saj do te ndiqen ne gjendje te lire. Ndersa Qetesor Ferunaj qe u vetedorezua ne polici nje dite me pas do te perballet me gjykaten diten e hene kur do te vendoset per statusin e tij ligjor ne kete proces.

Personat akuzohen per veprat penale te organizimit grumbullimit dhe manifestimit te paligjshem pengimin e qarkullimit te mjeteve kundershtim me dhune te punonjesit te policise se rendit publik goditjen per shkak te detyres prodhimit dhe mbajtjes pa leje te armeve municioneve dhe lendeve plasese.

2010-11-14 1602

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›