E Diel, 1 Nëntor 2026

Kompania Belle Air ndihmon një familje të varfër në Kamëz

Kompania e fluturimeve “Belle Air”, është angazhuar për ti ardhur në ndihmë familjes Berberi duke i rikthyer buzëqeshjen. Sensibilizimi i Belle Air ishte i menjëhershëm, pas informimit për kushtet e vështira në të cilën jeton familja tashmë e përbërë nga katër pjestarë.

Drejtoresha e departamentit për kujdesin ndaj klientit, Dalina Gjiçani, theksoi se përvec ndihmës me ushqime, nënës së tre fëmijëve do u lidhet edhe një pension i përmuajshëm prej 15 mijë lekësh të reja.

Yze Berberi, nëna e tre fëmijëve, së fundmi u përball në jetën e saj edhe me fatkeqësinë e ndarjes nga jeta të bashkëshortit. E gëzuar për kontributin e Belle Air, ajo shpreson si kjo kompani të ndërgjegjësohen biznese të tjera, ose edhe vetë qeveria.

Ndërgjegjësime për raste të tilla nga ana e bordit dhe e stafit, kanë qënë pjesë e përgjegjësisë sociale të kompanisë së fluturimeve “Belle Air”, e cila bën thirrje për sensibilizimin e çdo individi.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›