OBSH: 21.6% e fëmijëve, obezë. Më të prekur fëmijët 8 dhe 9 vjeç në zonat rurale
Obeziteti në Shqipëri tek fëmijët shihet si një nga sfidat e shëndetit publik, ku pavarësisht fushatave sensibilizuese apo rekomandimeve të shpeshta të mjekëve, qëndron në statistika të larta.
OBSH ka kryer një studim të obezitetit në Shqipëri po ashtu edhe një task-forcë e huaj, midis tyre ka mos përputhje të shifrave. Duke iu referuar studimit të OBSH 21.6% e fëmijëve 7 deri në 10 vjeç janë në mbipeshë dhe 7.7% janë obezë. Jolanda Hyska, autore e këtij raporti detajon të dhënat më të fundit për obezitetin.
Obeziteti shihet më i lartë në grupomoshën e fëmijëve 8 dhe 9 vjeç, duke e konsideruar këtë moshë si më problematiken. Ndërsa referuar gjinisë, raporti tregon se meshkujt janë më obezë krahasuar me femrat. 8.8% deri në 10% tek meshkujt dhe 4.3 deri në 5.9% te femrat.
Për shkak të mënyrës së jetesës në zonat urbane është faktuar se fëmijët janë më të prirur për tu bërë obezë më tepër se sa në zonat rurale.
Mbipesha i atribuohet mënyrës së të ushqyerit. Kur vakti i mëngjesit nuk konsumohet, sidomos tek fëmijët, trendi i prekjes nga mbipesha është dhe më i lartë.
Mjekët rekomandojnë që të tregohet një kujdes i lartë në ushqyerjen e fëmijëve si në shtëpi po ashtu edhe në çerdhe e kopshte, ku të vegjëlit janë larg syrit të prindërve.