Kompania Eagle prezanton ambiente promovuese në aeroportin ndërkombëtar

Tiranë, 26 Gusht NOA - Kompania më rinore e telefonisë celulare në Shqipëri, Eagle Mobile, çeli me një ceremoni të veçantë në Aeroportin Ndërkombëtar Nënë Tereza ambientet e reja promovuese, duke shënuar kështu hapjen e dyqanit të 48-të të kompanisë në shkallë vendi.
Shiriti i inaugurimit u pre nga Drejtori i Përgjithshëm i Eagle Mobile Ali Taskin, Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Gjokë Uldedaj dhe Drejtori i Operacioneve në Tirana International Airport, Rolf Castro-Vasquez.
Në komunikimin e tij me gazetarët Drejtori i Përgjithshëm i EM Ali Taskin, tha se të gjithë abonentët dhe qytetarët shqiptarë mund ta gjejnë këtë kompani dhe shërbimet e saj që në momentin që vënë këmbën në tokën e tyre, e deri në skajet më të largëta të Shqipërisë.
Eagle, simboli i këtij vendi Shqiponja, i pret me krahë hapur të gjithë shqiptarët dhe miqtë e Shqipërisë këtu në aeroportin Nënë Tereza. Puna jonë e madhe në këto 16 muaj është përballur me një kërkesë, interes dhe vëmendje shumë të lartë nga qytetarët shqiptarë. Ne nuk mund të rrinim pa u prezantuar edhe në këtë Show Room, ku servirim jo vetëm shërbimet bazë, por edhe të gjithë gamën e ofertave dhe shërbimeve të avancuara të kompanisë sonë. Tashmë Shqipërinë nuk e mbulojmë vetëm me sinjal, por edhe me dyqane Eagle. Përfitoj nga rasti të falënderoj të gjithë qytetarët shqiptarë për këtë interes dhe mbështetje të madhe, tha z. Taskin.
Në këtë Show Room u prezantuan shërbimet e Eagle Mobile si: Mobile TV, Internet EDGE, Eagle USB Modem, FiksCel, EagleZone, etj. Të gjithë qytetarët e interesuar, mund ti prekin dhe provojnë nga afër këto shërbime.
Shërbimi më i ri ishte ai i gjurmimit të automjeteve Vehicle Tracking System. Nëpërmjet këtij shërbimi të Eagle, të gjitha kompanitë, bizneset dhe korporatat mund të mësojnë vendndodhjen e automjeteve të tyre, shpejtësinë, si dhe shpenzimin e karburantit.
Ky shërbim ka rezultuar shumë i suksesshëm në vendet Evropiane dhe SHBA, dhe ndihmon në parandalimin e vjedhjes së automjeteve por edhe në gjetjen e tyre në rast vjedhjeje.
Në ceremoni ishin të pranishëm të gjithë drejtuesit e shoqatave të biznesit në Shqipëri si Zenel Hoxha, Kryetar i Dhomës Britanike të Tregtisë, Gjergj Buxhuku Administratori i Konfidustrisë, Z. Robert Sinani, kryetar i Dhomës Shqiptaro-Arabe të Tregtisë, Drejtoresha e Përgjithshme e Tirana International Airport Andrea Gebbeken, etj.
/e.n/e.l/NOA/
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")