Konfindustria: Të hiqet detyrimi për detyrimet e biznesit 90 % përmes bankave

Tiranë, 28 gusht, NOA - Konfindustria do ti kërkojë qeverisë shqiptare në mënyrë zyrtare që në një kohë sa më të shpejtë, të shfuqizojë detyrimin ligjor të marrë në vitin 2007 për kalimin e jo më pak se 90% të pagesave vjetore të bizneseve nëpërmjet sistemit bankar.
Shkak për kërkesën e Konfindustrisë janë bërë shqetësimet e vëna re ditët e fundit se mjaft banka të nivelit të dytë kanë rritur vlerën e komisioneve bankare, që bizneset dhe qytetarët duhet të paguajnë për transaksionet, që kryejnë nëpërmjet bankave.
Ngritja e menjëhershme e komisioneve bankare, që bizneset janë të detyruar të paguajnë, godet në radhë të parë drejtpërdrejt industrinë e vendit, sepse nga njëra anë rrit në mënyrë të paarsyeshme kostot e prodhimit dhe nga ana tjeter ul fuqinë blerëse të qytetarëve. Kostot financiare shtesë që bizneset dhe qytetarët paguajnë për komisionet bankare shkojnë për të rregulluar bilancin e keqësuar të bankave, si pasoje e tkurrjes së kredidhënies dhe sidomos rritjes në masë shqetësuese të kredive të këqija si pasojë e subjektivizmit, korrupsionit dhe menaxhimit jo profesional bashkangjitur me pasojat e krizës botërore në ekonominë shqiptare, thuhet në deklaratën e Konfindustrisë.
Gjithashtu, sipas drejtuesve të saj, rasti i papranueshem i mësipërm tregon, që tregu bankar shqiptar vepron në kushtet e një sistemi oligopol dhe ka nevojë për rregullime rrënjësore, ku Banka e Shqipërisë duhet domosdoshmërisht të luaj rolin e saj.
Në kushtet e mësipërme, Konfindustria i kërkon qeverisë shqiptare, që si hap i parë i rregullimit të gjendjes së pakënaqshme në sistemin bankar shqiptar të shfuqizoj vendimin vazhdimisht të kundërshtueshëm, që me ligj i detyron bizneset të drejtohen në sistemin bankar duke paguar me detyrim kosto krejtësisht të paarsyeshme financiare. Në të njëjtën kohë, detyrimi i kalimit të 90% të pagesave vjetore nëpërmjet bankave, ka çuar gjithashtu edhe në shtimin e vështirësive të qarkullimit të parave, aq shumë e ndjeshme në kushtet e mungesës së likujditetit në ekonominë dhe para se gjithash në industrinë shqiptare, përfundon deklarata e Konfindustrias lidhur me një fakt të tillë.
n.e/NOA
var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETE = "Are you sure you want to delete this comment?"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_DELETEALL = "Are you sure you want to delete all comments?"; var _JOOMLACOMMENT_WRITECOMMENT = "Shkruaj nje koment"; var _JOOMLACOMMENT_SENDFORM = "Posto"; var _JOOMLACOMMENT_EDITCOMMENT = "Edit comment"; var _JOOMLACOMMENT_EDIT = "Edit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE = "Ju lutemi shkruani ne hapesiren e komentit"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA = "Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_CAPTCHA_FAILED = "Kodi anti-spam u shkrua gabim. Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh"; var _JOOMLACOMMENT_FORMVALIDATE_EMAIL = "To be notified, please enter your email"; var _JOOMLACOMMENT_ANONYMOUS = "Anonymous"; var _JOOMLACOMMENT_BEFORE_APPROVAL = "Your comment has been queued for moderation by site administrators and will be published after approval."; var _JOOMLACOMMENT_REQUEST_ERROR = "Request failed"; var _JOOMLACOMMENT_MSG_NEEDREFRESH = ""; jQuery.noConflict(); Komente Shto komentin tend jQuery(document).ready(function(){ jQuery("a.JOSCJQstretchertoogleFORM").click( function(){ jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideToggle(500); return false; } ); }); Shkruaj nje koment Emri: Email: (jo i detyruar) Titulli: Ju lutemi shkruani kodin anti-spam qe shihni ne imazh function JOSC_afterAjaxResponse(action) { switch(action) { case 'show': case 'response_reply': case 'response_edit': case 'response_quote': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideDown(); return 0; break; case 'hide': case 'response_editpost': case 'response_posted': case 'response_approval': jQuery("#JOSCJQstretcherFORM").slideUp("fast"); return 0; break; default: return 0; } } if (window.document.URL.indexOf("#CommentForm")