E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ndërtimi, ulja e kostos nuk zbret çmimet e apartamenteve

INSTAT konfirmon shifrën e rritjes me 0.04 për qind të kostos në ndertim, krahasuar me tremujorin e dytë të vitit 2008.

Rritja modeste nuk përputhet me çmimet e ambienteve, që për të njëjtën periudhë krahasimi kanë pësuar shtrenjtim me rreth 16 për qind.

Megjithatë, për ndërtuesit ndikim të ndjeshëm në kostot e punimeve kanë taksat që paguajne, si dhe mungesa e hapësirave për zhvillim. “Pavarësisht rënies së kostos ose frenimit për materialet e ndërtimit, çmimet e shitjeve i përcakton ofertë-kërkesa në treg”, tha nëndrejtori i Shoqatës së Ndërtuesve, Ilir Hebovija.

Ndikimin më të madh në uljen e kostos e kanë dhënë materialet e lëndës së parë në ndërtim, me 1.2 për qind dhe shpenzimet për makineritë, me 0.7 për qind më lirë se tremujori i dytë i vitit të kaluar.

                                                                                             

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›