E Diel, 1 Nëntor 2026

Greqia nuk mban më: Po na poshtëroni për të fshehur paaftësinë tuaj

Ministri i Financave i Greqisë, Evangelos Venizelos, ka deklaruar se vendi i tij nuk duhet të përdoret si kokë turku për krizën e borxheve në eurozonë.

Siç njofton BBC, ministri grek ka shpërthyer me anë të një deklarate duke thënë se institucionet evropiane dhe ato ndërkombëtare po e përdorin Greqinë si një falje të lehtë për të fshehur paaftësinë e tyre për të menaxhuar krizën.

Në deklaratën e tij, Venizelos ka thëns se Greqia po shantazhohet dhe po poshtërohet.

Greqia rrezikon sërish të mos ketë para për të shlyer detyrimet e saj. Ajo priste që këtë muaj të merrte 8 miliard euro, por liderët e eurozonës e shtynë vendimin deri në tetor pas shqetësimeve se Greqia nuk po bënte aq sa duhet për të reduktuar shpenzimet.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›