E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kompanitë ajrore iu kthehen fitimeve

Gjenevë, 1 shtator – Në tremujorin e dytë të këtij viti, 47 kompanitë ajrore udhëheqëse në botë, kanë shënuar fitim neto prej 3.9 miliardë dollarë. Kompanitë ajrore në tremujorin e njëjtë të vitit të kaluar kishin humbje prej 881 milionë dollarë, ka njoftuar sot Asociacioni Ndërkombëtar i trafikut ajror (IATA). Performancën më të mirë në tremujorin e dytë të këtij viti patën kompanitë ajrore në Amerikën Veriore dhe në rajonin Azi-Paqësor, transmetojnë agjencitë e lajmeve. IATA ka vlerësuar se biznesi i mirë në tremujorin e dytë është rezultat i çmimeve stabile të karburanteve dhe forcimit të lehtë të kërkesës në muajt e fundit.

Më shumë nga Ekonomia

Të gjitha ›